Hajnat ia thyejnë shtëpitë e u vjedhin gjësende mërgimtarëve Foto: Ilustrim

Hajnat ia thyejnë shtëpitë e u vjedhin gjësende mërgimtarëve

25 February 2019 09:56

Në rrugën Rexhep Tafa”, Gjakovë, është thyer e janë vjedhur gjësende nga shtëpitë e dy mërgimtarëve.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, (motra), ka deklaruar se mbikëqyrë shtëpitë e vëllezërve të saj, shtëpi me dy hyrje, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe kishte vërejtur se persona të dyshimtë kishin depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë duke i thyer dritaret dhe kishin vjedhur: 2 TV të tipit “Samsung” vlera e tyre ishte e konsiderueshme 2 zinxhirë ari, 2 telefona dhe një motor sharrë të tipit STHIL”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme