Kronikë

Kapet duke kontrabanduar lopë dhe viça

Në fshatin Debellde, Viti, dje është ndalur nga Polica e Kosovës, një “Furgon”, me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili kishte ngarkesë prej gjashtë gjedheve (Lopë) dhe pesë viça, pa dokumentacion përcjellës.

“Me vendimin e prokurorit, automjeti së bashku me ngarkesën dërgohen në procedim të mëtejmë në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.