Kronikë

Dy të arrestuar për tentim vrasje në Gllogoc

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar dy persona për tentim vrasje në Gllogoc më 30 janar, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin më datë 13.02.2019 janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Me vendim të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve dhe nuk është gjetur diçka e dyshimtë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thotë PK.