Kronikë

Shkon në 14 numri i viktimave, dy ditë zie në Maqedoninë Veriore

Foto: Reuters
 

Sot dhe nesër do të mbahet ditë zie në Maqedoni për t’i nderuar 14 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik i cili u zhvillua dje pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Mbrëmë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë ku është sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin, transmeton Alsat-M.