Policia e Kosovës ka arritur të gjejë një person të raportuar të zhdukur ditën e djeshme nga familjarët.
Familjarët kishin raportuar dje në Polici për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, ndërsa pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, “e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”.
“Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do t’i dorëzohet familjes”, njofton PK.
Po ashtu, Policia thotë se familja e të miturës ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019.