Një muaj paraburgim të miturit që merrej me shitblerje të narkotikëve Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim të miturit që merrej me shitblerje të narkotikëve

11 shkurt 2019 10:00

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të miturit me iniciale I.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarje ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2. të KPRK-së.

Gjykata njofton se masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës 08.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 08.03.2019.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 08.02.2019 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Zaplluzh, KK Dragash, i mituri pa autorizim posedon dhe shet substanca psikotrope të dyshuar të llojit marihuanë, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që pas një kontrolli të shtëpisë së të miturit nga ana e policisë është gjetur në garazhin e shtëpisë, substanca psikotrope e dyshuar si marihuanë, në sasi prej 130.84 gram, e mbështjellë në paketim me mbishkrimin Malësia”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme