Avokatët e mjekut dhe arsimtarit në Drenas deklarojnë të pafajshëm klientët e tyre Foto: Koha / ilustrim

Avokatët e mjekut dhe arsimtarit në Drenas deklarojnë të pafajshëm klientët e tyre

09 February 2019 14:27

1 muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë për arsimtarin SH.Xh që dyshohet se e dhunoi të miturën në Drenas.

Një muaj paraburgim arsimtarin për rastin në Drenas

Gjykata ndërkohë e ka lënë në arrest shtëpiak, mjekun tek i cili e mitura kishte abortuar fetusin në javën e 10-të të shtatzënisë.

Arrest shtëpiak gjinekologut që kreu jashtëligjshëm abortin e vajzës nga Drenasi

Durim Osmani, avokat mbrojtës i arsimtarit ka thënë për KTV-së do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit sepse klienti i tij është i pafajshëm. Ndërkohë Haxhi Millaku, avokati i mjekut,F.A ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij duke thënë se ai do duhej të ishte në vendin e punës.

“Mjeku është dënuar nga mediat jo nga gjykata”, ka thënë Millaku, ndonëse këtë lajm e ka bërë të ditur Gjykata.

E avokati Osmani, po ashtu është shprehur se do të padisin mediat që publikuan fotografi të klientit të tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme