Arrestohet zyrtari policor në Drenas që shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare

Arrestohet zyrtari policor në Drenas që shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare

06 shkurt 2019 09:16

Është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka abuzuar seksualisht një 16 vjeçare në Drenas.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar dje (05.02.2019) edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore)”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

“Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal)”, thuhet në komunikatë.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

rrusta08/02/2019 16:23

kosova dhe ligji jan Shum larg,një shekull,sepse mendojn që ne demon"krac"dreqi me të birin,kan të drejt edhe hajnat me të hy në shpi dhe ske të drejt me u mbrojt merrne me mend,kshtu i ka thën një zyrtar policor i një rasti që ka ndodh në komunen e Istogut,prandaj sësht për tu qudit aspak,evropa e nderuar po don me e ba Kosovën si vehten sikur që jan vet,me ligje të cilat e mbrojn të ligën dhe e nënqmojn të mirën,prandaj inshAllah ndor të Zotit se shpejt ka me shpërthy i dreq i madh që ska me e njoft as nana barrën e vetë,nga trishtimi.

rrusta08/02/2019 16:24

ktu ska komente për kohen e 90jetave kan ndodh edhe raste ma të renda se kjo sot,sot nuk ësht qudi që ndodhin ksi gjërash sepse shqiptari jeton hala në kohën e monizmit ku mendojn pse e ka uniformën ka të drejt me ba qka të do,ky rast dhe Shum raste tjera ka nepër kosov,që fshehen dhe shukasin nga friga

Shto koment

Të ngjashme