Kronikë

Manipuloi me 1.2 milionë euro të fituara me krim, dënohet me një vit burgim e 3000 euro gjobë

Manipuloi me 1.2 milionë euro të fituara me krim, dënohet me një vit burgim e 3000 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me një vit burgim të akuzuarin K.P. pasi ka konstatuar se ai kishte ndihmuar në fshehjen e prejardhjes së 1.2 milionë eurove të cilat e kishte ditur se ishin fituar me aktivitet kriminal.

Sipas gjykatës, i akuzuari K.P. nga viti 2004 e deri më 2008 kishte ditur për këto mjete financiare të fituara me krim, me ç’rast nga paratë e fituara ka blerë prona të ndryshme duke i sjellë vetes përfitime të kundërligjshme.