Kronikë

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për vjedhje

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për vjedhje

Me datën 29 janar 2019, në rrugën “Nezir Miftari” në Mitrovicë, është raportuar për një grabitje të armatosur, ku viktima e rastit, serb i Kosovës, kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Nga informacionet e para, Policia dyshon që kjo grabitje të jetë kryer nga persona të armatosur të cilët me forcë kanë arritur t’ia marrin viktimës një shumë të konsiderueshme të parave duke ikur në drejtim të panjohur për viktimën.