Kronikë

Raportohet i zhdukur një person me të meta mendore në Pejë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Në fshatin Nabërgjan të Pejës raportohet për një burrë të zhdukur.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, transmeton Koha.net.

“Ankuesi, burrë shqiptar, ka raportuar se vëllai i tij me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thotë PK.