Kronikë

Dokumentar tronditës për mafian shqiptare

 

Në kanalin italian ”Tv Nove” u transmetua dokumentari i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare. Ai e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Gjatë dokumentarit ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.