Kronikë

Policia me aksion bastisjeje në Prishtinë

Descriptive Text

Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Hoxha.