Kronikë

Aktakuzë për personin që bleu me vetëdije derivate me para të falsifikuara

Foto: Koha

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër V.I., për veprën penale Falsifikimi parasë.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri V.I., me datën 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qellim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar, në atë mënyrë që pasi kishte marr me vete 280 (dyqindetetëdhjetë) euro të falsifikuara, ndalon me veturën e tij në një pompë për të marr derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia jep 20 (njëzet) euro, kinse për pagesë, e pasi që të hollat e falsifikuara i vëren punëtori i pompës, i pandehuri me shpejtësi largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarje”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale me të cilën ngarkohet.