Kronikë

Përleshje në spitalin e Gjakovës

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 11:20 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një mosmarrëveshje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me punëtorët e sigurimit të spitalit të cilët kishin njoftuar se kishte ndodhur një përleshje fizike në mes të tre personave me ç’rast me ndërhyrjen e punëtorëve të sigurimit situata ishte vënë nën kontroll.

Policia ka shoqëruar tre personat e dyshuar te të cilët gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar.

Të njëjtit janë intervistuar dy prej tyre në cilësinë e viktimave, ndërsa personi i tretë si i dyshuar. Pas përfundimit të procedurave policore personat e përfshirë në rast janë liruar me urdhër të prokurorit kujdestar. Po të njëjtën datë në ora 13:30 njëri nga viktimat e rastit së bashku me familjarë të tij ka shkuar në spitalin rajonal me ç’rast ka kanosur dhe fyer dy punëtorët e sigurimit të spitalit në kryerje të detyrës që gjatë përleshjes kishin ndërhyrë për të parandaluar rrahjen.

Lidhur me këtë kanosje personi dhe familjarët e tij janë shoqëruar për në stacion policor dhe janë intervistuar.