Ka vdekur në QKUK, një këmbësore e cila u godit më 7 janar të këtij viti, nga një veturë në Fushë Kosovë.
“Me 20.01.2019 rreth orës 13:10 ka ndërruar jetë viktima femër K-Shqiptare, që ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK pas lëndimeve të pësuara në aksident trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
LEXO EDHE: Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë