Në fshatin Peqan të Suharekës dje janë arrestuar tre persona, të cilët janë rrahur ndërmjet vete.
Që të tre kanë pësuar lëndime trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje të më hershme janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes tre personat e dyshuar fillimisht kanë kërkuar tretman mjekësor në QMF, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse një i dyshuar lirohet”, thuhet në komunikatën e PK-së.