Kronikë

Vdes edhe një person nga aksidenti i fundvitit të kaluar

Mbrëmë ka vdekur edhe një person i cili pësoi lëndime më 31 dhjetor të 2018-s, një aksident ku vdiqën edhe një fëmijë e një grua.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë, më saktësisht në fshatin Penuhë.

“Lidhur me rastin e raportuar me datën e lartë shënuar me përfshirjen në aksident trafiku të tri automjeteve, me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga vozitësit i cili pas aksidentit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë. Sot me datë,19.01.2019,ora 19:20, viktima (vozitësi) mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se nga ky aksident, ku ishin përfshirë tri vetura e u lënduan 8 persona, një grua kishte vdekur menjëherë, dhe një fëmijë që s'u kishte mbijetuar plagëve.

Lexo edhe: Vdes një grua nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë