Kronikë

Po qëndronte në Gjermani ndërsa në shtëpinë e tij në Kosovë i hyjnë hajnat

Po qëndronte në Gjermani ndërsa në shtëpinë e tij në Kosovë i hyjnë hajnat
Foto: Ilustrim
 

Në Istog, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrësi i shtëpisë është njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

“Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.