Kronikë

Goditet për vdekje këmbësori në Shirokë të Suharekës

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Një këmbësor, 81 vjeçar, ka mbetur i vdekur në Shirokë të Suharekës pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:10.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka bërë të ditur se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa i dyshuari është arrestuar.