Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë me dyshimin se ka kanosur vëllanë e tij për shkaqe pronësore, transmeton Koha.net.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një mosmarrëveshje rreth ndarjes së trashëgimisë nga prindërit e tij kishte kanosë vëllanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar”, thotë PK.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.