Kronikë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Foto: Koha

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje është gjetur pa shenja jete një grua në Prizren.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K-Shqiptare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thotë PK, që e cilëson si vdekje të dyshimtë, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduskion.