Kronikë

Aksident me fatalitet në Istog

Descriptive Text

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se dje në Istog, ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku u përfshi një automjet të cilin kishte qenë duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar.

“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar vozitësi i cili ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Istogut”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore.