Kronikë

Prokuroria Themelore e Ferizajt ngrit 72 aktakuza brenda një jave

Ferizaj, 17 dhjetor- Prokuroria Themelore në Ferizaj brenda javës së kaluar ka ngritur gjithsejtë 72 aktakuza të ndryshme që kanë të bëjnë me lëndime trupore, mashtrime, vjedhje e rëndë, vjedhje e lehtë, kanosje dhe vepra të ndryshme. Ndërkaq, ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Shukri Jashari, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka thënë se brenda javës së kaluar është punuar mjaftë shumë në këtë institucion, ndërkohë janë ngritur gjithsejtë 72 aktakuza në tre departamente. Sipas tij, më mesin e këtyre aktakuzave nuk është i përfshirë asnjë zyrtar komunal. “Prej ditës së hënë e deri të premten e javës së kaluar janë ngritur gjithsejtë 72 aktakuza, në kuadër të këtyre ka lëndime trupore, mashtrime, vjedhje të rënda, vjedhje e lehtë, kanosje dhe vepra të natyrave të ndryshme. Në mesin e gjithë këtyre aktakuzave nuk është i përfshirë asnjë zyrtar komunal”,ka thënë Jashari.

Ndërkohë, edhe institucioni i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për lajmin e ngritjes e këtyre aktakuzave. “Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim. Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë 4 kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë 8 aktvendime për fillim të hetimeve.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë 6 aktakuza.