Kronikë

Arrestohet një zyrtar i gjendjes civile në Fushë Kosovë

​Një zyrtar i gjendjes civile në Fushë Kosovë, është arrestuar dje.

Ai në mënyrë të kundërligjshme në sistemin elektronik të gjendjes civile kishte futur të dhënat dhe mundësuar të dyshuarit mashkull nga komuniteti serb të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.