Ia vjedh çantën me para në shtëpi, arrestohet Foto: Koha / ilustrim

Ia vjedh çantën me para në shtëpi, arrestohet

12 dhjetor 2018 10:18

Një person është arrestuar në Kaçanik, për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e një mashkulli, një çantë në të cilën viktima kishte 780 Euro, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

I dyshuari sipas Policisë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hamëz Jashari’ në orën 4 të mëngjesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme