Kronikë

Burgim dhe gjobë për katër zyrtarë policorë që morën ryshfet

Burgim dhe gjobë për katër zyrtarë policorë që morën ryshfet
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale N.SH. ,D.B. ,M.S. dhe B.B. që të gjithë nga Prizreni, për shkak se kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 para.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Siç njofton komunikata, në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme prej datës 15.08.2016 deri më datën 10.11.2016, në bashkëveprim mes vete në cilësinë e personave zyrtarë policorë të Trafikut Rrugor Regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë të marrin për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare.