Ka vdekur një grua si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur dje në rrugën “Selman Vojvoda”, Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete me ngasës burra, dhe dy këmbësorë-një burrë dhe një grua.
Si pasojë lëndime trupore kanë tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast viktima grua ka ndërruar jetë në QKUK.
Policia në raportin 24 orësh njofton se me urdhër të prokurorit, njëri nga ngasësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.