Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Katër të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

10 December 2018 10:12
10:33

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Koha.net se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Tretman mjekësor deri tani kanë kërkuar 4 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

10:12

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë ku ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë. Në fotot e siguruara nga Koha.net shihen të përfshira disa vetura.

Portali ka kontaktuar me policinë në rajonin e Prishtinës, por ende nuk ka nformacione rreth aksidentit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme