Kronikë

Poston fotografi me armë në Facebook, policia interviston një person

Poston fotografi me armë në Facebook, policia interviston një person
Foto: Ilustrim
 

Në fshatin Baicë, Lipjan, një person kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47.

Policia, ka intervistuar një të dyshuar, por ai ka thënë se armën e lartcekur e ka shitur më herët dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë apo që e ka postuar fotografinë.