Kronikë

Këputi dorën në vendin e punës, por vdiq gjatë trajtimit në QKUK - familja hedh dyshime se nuk u mjekua siç duhet

Këputi dorën në vendin e punës, por vdiq gjatë trajtimit në QKUK - familja hedh dyshime se nuk u mjekua siç duhet

Shefqet Fetahaj nga fshati Raushiq i Pejës ka humbur jetën pak ditë më parë pasi pësoi aksident në vendin e punës, ku ai humbi dorën e më vonë ndërroi jetë, në QKUK.

Fetahaj punonte në një kompani betoni dhe pasi një nga makineritë i këputi dorën, ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Pejës, e nga aty në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.