Kronikë

Burrë e grua kapen duke vjedhur, arrestohen

Një burrë dhe një grua, bashkëshortë, janë arrestuar dje në Prishtinë pasi janë kapur duke vjedhur në një qendër tregtare.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e (bashkëshortë), pasi që të njëjtit në qendrën tregtare, janë kapur në flagrancë duke vjedhur”, bën të ditur Policia e Kosovës, përcjell Koha.net.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.