Kronikë

Policia konfiskon 113 kilogramë heroinë, arreston 4 persona

Policia e Kosovës në një konferencë ka konfirmuar se të dielën në Prishtinë ka konfiskuar 113 kilogramë substance narkotike të llojit heroinë.

Në këtë operacion, sipas Policisë, janë arrestuar katër persona.

Koha.net merr vesh se të arrestuarit janë S.SH, M.GJ, XH.SH dhe M.K.

Zëvendës Drejtori I Policisë, Riza Shillova, tha të hënën se operacioni kundër drogës është zhvilluar në Prishtinë, në rrugën “Jakov Xoxa”.