Kronikë

Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Një muaj paraburgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.E. nga Prizreni.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje, nga neni 179 para.1.11.lidhur me nenin28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 23.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 23.12.2018.