Kronikë

Nën kërcënim të armës, hyn në bastore dhe vjedh 400 euro

Nën kërcënim të armës, hyn në bastore dhe vjedh 400 euro
Foto: Ilustrim/Koha
 

Dje në fshatin Siboc të Epërm në Podujevë, një punëtor i një bastoreje sportive ka raportuar se është kërcënuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një i dyshuar është futur brenda në bastore nën kërcënim të armës dhe i ka grabitur 400 euro.