I kërkuari nga INTERPOL-i kapet në Gjilan

I kërkuari nga INTERPOL-i kapet në Gjilan

22 November 2018 14:54

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani – shtetas i Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Sipas komunikatës dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i pandehuri ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia.

“Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 (tetë) kilogram substancë narkotike, e llojit ‘’Kanabis’’, thuhet në kumtesën për media, përcjell KosovaPress.

Para dy ditësh Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it e cila u mbajt në Dubai nuk votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor.

© KOHA

Komentet

Safet Presheva26/11/2018 13:21

Punë e mbarë Ligji duhet të rrespektohet gjitë këto shkojnë në favorë të Ligjit në Kosovë.Kurse herën tjetër të jeni të bindur se Kosova dotë jet pjes e Interpolit

interpoli23/11/2018 11:54

leshojeni more se nuk jemi ne Interpol

Melaqja22/11/2018 15:16

Po ju shqiptart e dardanis ajeni te krisur apo sherbtor te INTERPOLIT ata spona besojn na poju kryjm sherbim qmenduri apo lajthitje

Shto koment

Të ngjashme