Kronikë

Dy vjet burgim për njërin nga sulmuesit e Sokol Zogajt

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dy vjet burg B. Zhjeqi pasi që i njëjti ka marrë pjesë në sulmin ndaj ish drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Sipas Gjykatës më 16 gusht të vitit të kaluar rreth orës 07:12, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A dhe G.M, i akuzuari B.Zhjeqi, me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Të akuzuarit B.ZH i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I dëmtuari Sokol Zogaj për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.