Kronikë

Të maskuar i hyjnë në lokal, e sulmojnë e i vjedhin 160 euro dhe cigare

Dje në Suharekë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një lokal.

Policia thotë se viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160€ dhe një sasi të cigareve.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.