Kronikë

Arrestohen tre persona, therën njërin në Prishtinë

Në rrugën “Tirana” në Prishtinë, janë arrestuar tre persona, prej tyre dy të mitur, pasi therën një tjetër.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (dy nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë)”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.