Grabitje dhe të shtëna armësh në një bankë në Prishtinë

05 November 2018 14:07

Sot në mëngjes është plaçkitur një bankë në Veternik, Prishtinë, nga disa persona të armatosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, transmeton Koha.net.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, ku tre persona të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave, kanë sulmuar fizikisht një nga zyrtarët e bankës dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Peroni i lënduar (zyrtare e bankës), është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme