Kronikë

Arrestohet për kontrabandim me njerëz, nga Shqipëria ilegalisht i fuste në Kosovë

Arrestohet për kontrabandim me njerëz, nga Shqipëria ilegalisht i fuste në Kosovë
Foto: Ilustrim/Koha

Në fshatin Morinë, Gjakovë, dje është ndalur nga policia një furgon me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili ka transportuar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, gjashtë pasagjerë meshkuj dhe një femër të dyshuar shtetas të Shqipërisë.

“Të dyshuarit (pasagjerët) kufirin e kanë kaluar në këmbë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit shtetas shqiptarë pas arrestimit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje Gjakovë, ku i janë shqiptuar dënimet me gjobë”, thuhet në raportit e policisë.