Kronikë

Arrestohen pasi vodhën 500 euro në një market

Janë arrestuar dy persona për shkak se kanë vjedhur para në një market.

Policia thotë se rasti kanë ndodhur në rrugën “Tony Blair” në Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë hetimeve ka rezultuar se kanë depërtuar me forcë në një market ku kanë vjedhur të holla në vlerë 500 (pesëqind) euro”, thuhet në raport të policisë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.