Kronikë

Arrestohet një djalë në Gjilan, rrahu nënën dhe motrën

Është arrestuar në fshatin Uglar të Gjilanit një djalë për 48 orë, pasi ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj nënën e motrës.

Policia raporton se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithashtu, raportohet se viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor e djali është arrestuar menjëherë.