Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në një market në Podujevë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në një market në Podujevë
Foto: Koha / ilustrim

Nga hetuesit policorë të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur me datën 20.10.2018 në fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i janë grabitur një sasi e parave.