Kronikë

Një muaj paraburgim pasi shiste, blinte e shpërndante drogë

Një muaj paraburgim pasi shiste, blinte e shpërndante drogë
 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.G. nga Studenqani.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psioktrope dhe analoge nga neni 273 parag.1 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 17.10.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 17.11.2018.