Kronikë

Dënohet me 165 vjet burgim grupi anglo-shqiptar i kokainës në Birmingham

Dënohet me 165 vjet burgim grupi anglo-shqiptar i kokainës në Birmingham

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, përgjegjës për tregtimin e miliona sterlinave në vlerë të drogës së klasit të parë. Grupi i strukturuar kriminal prej 12 vetash, shqiptarë dhe anglezë, por që kryesohej nga një 33-vjeçar shqiptar, e kishte shtrirë rrjetin e shpërndarjes së drogës në Anglinë qendrore, Oksford, Londër, Bristol dhe Birmingham.

Gjykata e Oksfordit ka dënuar kreun shqiptar të një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës me 25 vite burg.