Kronikë

MPJ thotë se tre kosovarët e përfshirë në aksidentin zinxhiror në Serbi janë mirë, nisen për Kosovë

MPJ thotë se tre kosovarët e përfshirë në aksidentin zinxhiror në Serbi janë mirë, nisen për Kosovë
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjellë nga afër një aksident zinxhiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

MPJ njofton se ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje.