Kronikë

Katër burra përfshihen në një rrahje, përdorin sëpatat

Katër burra janë përfshirë në një rrahje në Pejë, në të cilën janë përdorur edhe sëpata.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime, e i është dashur ndihma mjekësore.

“Katër meshkuj shqiptarë janë përfshirë në rrahje, me ç’rast janë përdorur edhe sëpata. Gjatë përleshjes është dëmtuar edhe një veturë. Si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, si të dyshuar janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.