Kronikë

Tenton të vetëvritet duke prerë venat e dorës

Një person i gjinisë mashkullore, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, dje ka tentuar të vetëvritet në Prizren.

Policia njofton se ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi kishte tentuar të vrasë vetën duke prerë venat e dorës.

Policia thotë se njësitë policore janë duke hetuar rastin.