Një person është gjetur i vdekur natën e së hënës në bodrum e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan – Kamenicë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka vepruar pasi ka marrë informatë se një trup mund të gjendej aty.
Për rastin është informuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi të shkojë për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.